A1 Report - Pergjimi i telefonates me Ashton Paet pranon vertetesine

  • 9 years ago
ESTONI- Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Paet ka pranuar vërtetësinë e telefonatës së përgjuar mes tij dhe Përfaqësueses së Lartë të BE për Politkë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Paet shprehu zhgënjimin e tij për përgjimin e telefonatës dhe shtoi se nuk ishte një rastësi që biseda u hodh në internet ditën e sotme.
Më parë gjatë ditës, në internet doli një regjistrim telefonik në të cilin Paet konfirmon se snajperët të cilët qëlluan protestuesit dhe policët në Sheshin Pavarësia të Kievit ishin punësuar nga liderët e opozitës. Sipas tij, qeveria e re nuk pranon të hetojë ngjarjen.

Vetë Paet shtoi se bëhet fjalë për një telefonatë të javës së kaluar, kur ministri i jashtëm ishte rikthyer në Estoni pas vizitës në Kiev.

Recommended