• 9 years ago
DEBATI E REPLIKAT
Para se të hidhej në votim dekreti, pati debat mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së. Mazhorance-opozitë u përplasën në mbledhje për argumentet ligjorë të presidentit për antikushtetueshmërinë që kishte bërë qeveria sipas tij. Për maxhorancën, Nishani u bë palë me PD kundër qeverisë. Ndërsa sipas të djathtëve dekreti i presidentit ka ligjshmëri të plotë, ashtu si dhe argumentet e tij për të kthyer mbrapsht ligjin. Debati ka vijuar edhe me fyerje personale mes deputetit të PD-së, Arben Ristani dhe deputetit të PS-së, Pirro Lutaj informon gazetarja jonë Joniada Koçi.

Valentina Hysi: "Argumentet e presidentit, që nuk bëhet ndryshimi i një ligji me akt normativ,nuk është i vërtetë. Ka një lapsus në arsyetimin e presidentit, kur thotë që ligjet vijnë direkt pas Kushtetutës. Arsyetimet e presidentit nuk qëndrojnë pasi akti normativ është ligjor dhe kaloi me shumicë votash. Argumenti i Nishanit që është prishur konsensusi ndërpartiak, nuk ka referencë kushtetuese, as ligjore. Presidenti ka mbajtur anën e opozitës, duke sjellë argumente që më herët i ka sjellë e djathtë. Propozojmë që të rrëzojmë dekretin e presidentit ndaj aktit normativ
Ristani: Të na sqarohet se cila është urgjenca e këtij akti?
Hysi: Z.Halimi sa llafazan që jeni bërë mo burr.
Halimi: Kur vjen dekreti i presidentit ky komision ka për detyrë që të diskutojë ato çështje që ngre dektreti. Kush janë palë në këtë proces, Vasilika dhe presidenti? Nuk është Vasilika edhe pse është shkencëtare fakulteti. Kur nevoja e urgjenca s'ekzistojnë presidenti thotë që nuk duhet që një akt normativ të shbëjë ligjin me 3/5. Por sot duhet të merremi me qeverinë.
Vasili: o Baçi më ler mo të them unë dy fjalë. Argumentetet që ne po diskutojmë këtu, janë argumente të diskutuara gjerësisht në këtë komision. Kemi ndarë mendime të ndryshme, s`kemi pse luajmë me njeri-tjetrin.
Bylykbashi: Nuk besoj se kjo mazhorancë kishte mandatin që të ndryshonte një çështje kaq madhore, sepse edhe votën nuk e kishte për 84 mandate, pavarësisht se ca i bleu rrugës. Nëna e të këqijave në një demokraci është kur blehet vota. Vazhdoni të jeni një pulë e heshtur me kokë të ulur për atë kryeministër që vetëm ligjin nuk e kupton.
Braho: Nuk e di se si e keni kohën, por në orën 2 keni mitingun. Ikni në miting dhe mos e zgjasim. Z.Xhafaj ka ardh koha për votim.
Ristani: Është shumë e gabuar që të sillesh me të këtë lloj arrogance.
Lutaj: Po ti je mësuar me arrogancë që kur të fusnin krahun në institucione...
Ristani: Ti kishe ato shijet që ka kryetari yt, por unë s`jam këtu për të ta futur. Patjetër do ta diskutojmë edhe këtë punën e të futmes.
Luatj: Po ti një balash që ke prishur zgjedhjet. Më tregoke mua ti shijet.
Xhafaj: Ta lëmë z.Ristani që të flasë.
Fino: Si ta lëmë? Do kërkojmë largimin tënd kryetar. S`mund të lejojmë që të fyejnë në komision. Merr masa për të ndaluar ofendimet.
Lutaj: Merremi me atë plehrë...
Ristani: Atë plehrë e bisedojmë bashkë sa të dalim. S`është këtu vendi. Unë s'dua të bie në niv...

Category

📺
TV