"Requiem" e Verdi-t hap sezonin në TKOB

  • 9 years ago
Sezoni i ri artistik në Tiranë ka nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me veprën "Requeim" të kompozuar nga Giuzzepe verdi.

Në kuadër të 200-vjetorit të lindjes të kompozitorit të njohur italian, është realizuar bashkimi dhe kombinimi i dy orkestrave rinore prej 86 muzikantësh, duke bashkuar edhe njëherë kulturën shqiptare dhe italiane.

Gjithashtu pjesë e këtij bashkëpunimin kanë qenë edhe 60 koristë të Teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit.

Dirigjimi i operës "Requiem", i është besuar maestro Aldo Ceçato, i cili konsiderohet si një nga dirigjintët më të njohur në itali. Përveç muzikantëve dhe maestro Ceçatos pjesë e kësaj opere janë bërë edhe katër solistët italianë si Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mezzo -- soprano; Alessandro Liberatore, tenor dhe Raffaele Costantini, bas.

Recommended