Europa, Kukësi-Trabzonspor Skënderbeu -Chernomorets

  • 9 years ago
Dy ekipet shqiptare në Europë, Kukësi dhe Skënderbeu kanë njohur kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në fazën e "Play-off"-it.

Kështu ekipi i Kukësi do të ndeshet me ekipin turk të Trabzonspor, që para dy edicionesh spikati në Evropë me paraqitjet mjaft të mira.

Ndërsa këtë edicion kanë bërë disa goditje shumë të forta në merkato, mes të cilëve edhe Maluda i Celsit.

Ndërsa ekipi i Skënderbeut do të ndeshet me ekipin e Chernomorets Odesa, ekipin ukrainas në të cilin luajnë edhe dy futbollistë të ekipit kombëtar të futbollit Bakajn dhe Vangjelin.

Shorti mund të quhet me fat për ekipin e Skënderbeut.

Ndeshjet e para për të dy ekipet shqiptare do të zhvillohen jashtë, respektivisht në Ukrainë dhe në Turqi, ndërsa ndeshjet e kthimit në Shqipëri, por stadiumi ende nuk është përcaktuar. Ndeshjet do të zhvillohen më datat 22 dhe 29 Gusht.

Recommended