Ivanovski heshtë rreth transmetimit analog të TVM-së!

  • 9 years ago
Ministri Ivo Ivanovski fshihet dhe nuk dëshiron të përgjigjet se përse toleron funksionimin jo- ligjor të Televizionit maqedonas. Edhe pse Ivanovski është ministër i resorit, dhe në mënyrë direkte është kompetent për zbatimin e procesit të digjitalizimit, megjithatë refuzon të përgjigjet pse TVM-së i lejohet të transmetojë me sinjal analog, duke i shkelur ligjet të cilat i miratoi pikërisht ministria me të cilën udhëheq ai. Alsat -- M nga Ivanovski kërkon të përgjigjet në këto pyetje:


1. Pse lejohet funksionimi jo-ligjor i TVM-së, i cili vazhdon të transmetojnë me sinjal analog edhe pse procesi i digjitalizimit filloi para 12 ditëve?

2. A do të sanksionohet TVM-ja për këtë?

3. Sa dhe çfarë janë gjobat për shkeljen dhe mos- respektimin e ligjit, që për momentin i vepron TVM-ja duke transmetuar me sinjal analog?

4. A e mbështet AKE funksionimin jo- ligjor të TVM-së?

Në vend të përgjigjeve për këto pyetje, shërbimet në Ministri theksuan se ministri është tejet i zënë me obligime. Ndryshe, derisa mediumet private në tërësi i respektojnë dispozitat e Ligjit për digjitalizim, të cilat pushteti shpejtonte t'i miratojë me procedurë të urgjente, TVM-ja përkundër kësaj vazhdon të transmetojë me sinjal analog, duke rritur rejtingun e vet personal në llogari të mediumeve tjera elektronike. Me këtë, Qeveria, ministri Ivanovski dhe Agjencia për komunikime elektronike favorizojnë servisin publik dhe nxisin konkurrencën jolojale. Në mënyrë shtesë me mënyrën e këtillë të punës, TVM-ja qytetarëve iu ofron të dhëna se për një kohë të shkurtë janë bërë televizioni me shikueshmëri më të lartë. Për tërë këtë situatë, nuk reagon as rregullatori i tregut, Agjencia për komunikime elektronike e cila është e ngarkuar për zbatimin e digjitalizimit. Ajo madje del në mbrojtje të funksionimit jo- ligjor të TVM-së, me qëndrim se transmetuesit analog -- do të shkyçen dalëngadalë, por askush nuk tregon se për sa kohë. Kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u ndal që ta pyesim se pse Qeveria lejon shkeljen e ligjit nga ministrat dhe Agjencitë. Pyetja për shkeljen e Ligjit të TVM nga shteti nga Alsat - M rregullisht do t'iu parashtrohet Gruevskit, Ivanovskit dhe numrit një të AKE, Robert Ordanovski. Natasha Stojanovska

Recommended