• 9 years ago
Kongresi i Sëmundjeve Infektive, i zhvilluar sot në Tiranë, nën organizimin e ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, ka rrezikuar të dështojë, për shkak të dobësive që shfaqi gjatë përkthimit, përthyesja e aktivitetit.

Në aktivitetetin me përfaqësues të shëndetësisë nga Turqia dhe Shqipëria, gjuha e përdorur në takim ishte anglishtja dhe përkthyesja duket se shpesh nuk ka gjetur fjalët e duhura për të përkthyer fjalën e ministrit Halimi.

Pas disa momentesh pauzash të pakëndshme, ministri ka ndërhyrë vetë duke e ndihmuar përkthyesen, derisa në fund të aktivitetit, ai psherëtiu i lehtësuar: "Pas një vështirësie që sapo kalova në këtë fjalim, ju faleminderit!"

Category

📺
TV