Hoxhë Jakup Asipi

@hoxhejakupasipi
Jakup Asipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006) lindi dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjerë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tij multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijesimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetarë Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.