Kim Mehmeti e fiton çmimin vjetor për letërsi "Rexhai ...

  • 13 years ago
Kompania mediale “Koha”, në Prishtinë, çmimin për romanin më të mirë shqiptar “Rexhai Surroi” ia dha shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Kim Mehmeti, për romanin e tij “Vitet e urithit”. Juria, e përbërë nga Sabri Hamiti, Eqrem Basha dhe Bardh Rugova, e shpërbleu si më të mirin romanin e Mehmetit, në mesin e më se 50 romaneve të tjerë, mes tyre edhe shkrimtarë të njohur, si: Fatos Kongoli, Ben Blushi, Agim Gjakova, Diana Çuli, Petrit Palushi etj.

Category

🗞
News