FILMI "LETRA FATALE" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

  • 14 days ago
FILMI TELEVIZIV "LETRA FATALE"
RadioTelevizioni Shqiptar - RTSH, 2005
Filmi doli nga mini-seriali "Njerëz dhe Fate" me regji nga Ylli Pepo dhe skenar nga Ruzhdi Pulaha. I xhiruar në Shqipëri dhe Itali. Data e shfaqjes ishte me 12 dhjetor 2005

"Letra fatale" është një film me tematikë mbi rininë dhe problemet e sotme sociale. Në qendër të vëmendjes është jeta dhe fati i dy të rinjve, të cilët dashurohen, por për arsye që nuk varen prej tyre, dy të rinjte do të ndahen. Djali ikën larg dhe vajza e kërkon gjithandej. Në rrugën e saj ajo ndeshet me shumë të papritura, enigma dhe mistere. Fundi i filmit është një himn për dashurinë e vërtetë, për përpjekjet e njeriut që të gjejë vendin e tij në shoqëri. Filmi është prodhim i Radio-Tetevizionit Shqiptar, i cili vitet e fundit ka filluar të lëvrojë gjinine e filmit artistik në kinema, duke u bërë mbështetës i kineastëve dhe artistëve shqiptarë.

Interpretojne:
Valbona Imami
Artur Gorishti
Salsano Rapi
Mira Bregu
Sadush Ylli
Eni Jani
Katerina Xhelo
Llesh Nikolla

Recommended