(SERIA 2) FILMI "KUR HIDHESHIN THEMELET" | Kinematografia, Arti Skenik - Sporti

38 views
KUR HIDHESHIN THEMELET
Seria 2

Filmi i prodhuar nga RTSH ne vitin 1978 me regjine e Vladimir Priftit dhe skenar te dramaturgut te shquar, Kole Jakova. Operator: Valter Qarri ; Shpetim Qatipi, Fatmir Mullai. (shiko foto skeden zyrtar te filmitsi me poshte)

Filmi u realizua ne bashkepunim me Teatrin Popullor, Tirane.
INTERPRETOJNE:
Mimika Luca------Laja
Reshat Arbana ------Beqir Aga;
Drita Pelingu-----Budja
Ndrek Shkjezi----Zeneli
Pirro Malaveci -----Selim Myrto
Agim Qirjaqi ----Halil Nurja
Marika Kallamata ---Havaja
Yllka Muja-----Lulja
Pandi Siku-----Mani
dhe aktoret Tomorr Guce, Ahmet Pasha, Gjon Karma, Sulejman Dibra etj

Filmi eshte ekranizim i drames "Lulet e sheges" te dramaturgut Kole Jakova vene ne skene nga Trupa e Teatrit Popullor.
Ngjarjet zene fill ne muajt e pare te Clirimit, ne nje zone te Veriut . Ne qender te Filmit eshte nje grua, kryetare e keshillit te fshatit. Ne punen e saj per te ushtruar funksionet e pushtetit te ri, ndeshet balle per balle me klasat e permbysura.
Beqir Aga, ish-pronar, lufton per te mbrojtur pasurine e fshehur. Ne saje te punes energjike dhe te vendosur te te perfaqesuesve te pushtetit te ri , ne krah te te cilit jane te gjithe fshataret qe kane vuajtur ne shekuj, perpjekjet e ketyre klasave te permbysura deshtojne.