Kinostudio "Shqipëria e Re" në vitin 1992. Regjia: Albert Xholi, Skenari: Liko Nano, Muzika: Thoma Simaku.
Përmbajtja e filmit Dy shokë shkolle Fredi dhe Spiro takohen rastësisht. Fredi punon në një fshat të thellë ndërsa Spiro ka karrierë të shkëlqyer në qytet. Spiro zyrtar i lartë ndjehet i tërhequr nga bukuria e Anës gruas së Fredit. Papritur Ana ndeshet me një anë të panjohur të karkaterit të të shoqit. Për hir të karrierës që i ofron Spiro ai nuk e kupton që miku i dikurshëm po i kërkon në këmbim diçka shumë të shenjtë për Anën.
Aktorët në role Eva Alikaj........ Ana Bani Kristaq Skrami........ Fred Bani Bujar Asqeriu........ Spiro Reshat Arbana........ Profesori Stavri Shkurti........ Thanasi, babai i Spiros Spiro Petromilo........ Merita Çoçoli........ Vjollca, bashkeshortja e Spiros Eli Bici........ Adem Gjyzeli........ Arben Tartari........ Bashkimi Vasillaq Godo........ Mireda Martiniani........ Besnik Alia........ Mehdi Malkaj........ pijaneci