SATANIZMI ne KURAN ( Free Mason , Fashizmi , Templaret Dokumentar 2023 )

  • last year
#satanist
Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit.

Origjina e Termit:
Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jewel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishës angleze") shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: "Koha kur Luteri përhapi nëpër Gjermani fjalën e tij të helmuar me herezi, blasfemi dhe Satanizëm". Në fjalinë e mësipërme, fjala satanizëm i referohet mësimeve të Luterit megjithëse ky i fundit me siguri nuk do ta pranonte kurrë të adhuronte Djallin apo frymëzohej prej tij.

Lëvizjet Satanike:
Sipas disa sociologëve, satanizmi nuk mund të konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të sukseshme. Satanizmi ekziston si "kundërshtar i kristianizmit" pra rrjedhimisht në funksion të tij. Në fakt cështja nuk është dhe aq e thjeshtë pasi si satanistë etiketohen edhe lëvizje të tjera shumë heterogjene:

Satanizmi "rebel", që kundërshton këndvështrimin kristian në mënyrën e të jetuarit. Shumë praktikues të këtij besimi shpesh bëjnë pjesë në kronikën e zezë pasi dallohen për veprat e tyre që bien ndesh me shoqërinë.
Satanizmi "fetar", që bazohet në besimin e ekzistencës së Djallit. Organizata më e njohur që i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” ("Temple of Seth") dhe është themluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës së Djallit.

Lexo me shum… burimi i informacionit: www.sq.m.wikipedia.org/wiki/Satanizmi

#freemason #illuminati #dokumentar #mystery #ghost #okult #djalli #shejtani #iblis #islam #kuran