Promovim i turizmit kulturor/ Mbyllet mes emocionesh projekti ‘TOURNEE’ në Apoloni

  • 4 years ago
Emocion dhe frymëzim përcolli mbrëmjen e 3 tetorit në Odeonin e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, shfaqja përmbyllëse e një sërë aktivitetesh kulturore në kuadër të projektit ?TOURNEE?.

Mes ndërthurjes së aktivitetit teatror me elementin koncertral të muzikës klasike dhe asaj popullore, u ngjitën në skenë disa komedi teatrore si Shkurt Zefi dhe hija e Bardhë.Projekti ?Turnee?, i cili nisi në datën 10 shtator është një projekt që zhvillohet mes disa bashkive në Shqipëri, Mal të zi dhe Itali lidhur me disa aktivitete të rëndësishme kulturore.

Një nga organizatorët e këtij, Agron Xoxa, drejtor i Artit dhe Kulturës pranë bashkisë Fier tha se ky projekt është një shtysë për zhvillimin e turizmit kulturor.

?Ky aktivitet i zhvilluar në kompleks duke filluar nga data 10 shtator, i cili mbaroi mbrëmë në 3 tetor në Apoloni, ka përfshitë një sërë aktivitetesh jo vetëm në teatër por dhe aktivitete paralele, të cilat i vinë të gjitha në ndihmë turizmit kulturor, pasi edhe vetë programi ku ne kemi aplikuar, është programi, i cili nxit zhvillimin e turizmit kulturor?, u shpreh Xoxa.

Recommended