• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Partia Socialiste është e vendosur të votojë të hënën në parlament në mënyrë të njëanshme ndryshimet në kodin zgjedhor për heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Nga selia rozë, kryesocialisti Edi Rama e bën të qartë se nuk kërkon më kompromis me PD, por i interson vetëm të bëjë 84 vota.

Rama: Nesër në parlament do të kalohet. Shumica kushtetuese është ajo që vendos në fund të ditës. Mjafton të marrë 84 vota dhe është ligj. Nuk e vë dot në diskutim askush.

Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Madje lideri i mazhorancës paralajmëron edhe përshkallëzim të qëndrimit të Kreut të Shtetit.

Rama: Ilir Meta është kryetari i Shtabit Elektoral të opozitës që përdor për këtë zyrën e Presidentit të Republikës.

Nga votimi i i ndryshimeve të njëanshme në Parlament, sipas Edi Ramës, ka vetëm një humbës.

Rama: Më i mërzitur nga të gjithë është Ilir Meta që do ti humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore këtë radhë. Çfarë do më shumë ky njeri që nuk rri rehat një sekondë të vetme dhe vetëm mendon sesi të nxisë sherr dhe rrëmujë për të përfituar si i treti, i vërteti.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe zyra e presidencës duke i kërkuar atij të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, pasi sipas tij Ilir Meta para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është shqiptar.

Por Rama nuk është mjaftuar vetëm më Kreun e Shtetit, por i mbylli derën edhe Bashës për një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kodi-zgjedhor-rama-i-vendosur-e-votojme-neser-ne-parlament/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended