• 4 years ago
Një studim i ri befasues ka ngjallur shpresa të mëdha se përballja me Covid 19, mund të krijojë në organizmin e njeriut një rezistence më të madhe nga sa ishte menduar. Sipas hulumtimit të një grupi ekspertësh nga Universiteti amerikan I Rochesterit, imuniteti ndaj koronavirusit tek personat që e kalojnë sëmundjen, mund të zgjasë për shumë kohë, e ndoshta, edhe për të gjithë jetën! Studimi është I pari që dëshmon se qelizat e memories B, të cilat zbulojnë patogjenët, arrijnë ta kujtojnë virusin për një kohë të gjatë dhe nëse ai tenton të hyjë përsëri në trup, hidhen shumë më shpejt në aksion për të pastruar infeksionin. Duke qenë se qelizat B mund të mbijetojnë për dekada të tëra, supozohet se ato arrijne të ofrojnë një mbrojtje shumë të gjatë nga Covid 19. Megjithatë, për ta vërtetuar plotësisht një gjë të tillë do të nevojiten studime të metejshme. I njëjti raport del gjithashtu në përfundimin se edhe gripat që personi mund të ketë kaluar, me gjasë ofrojnë gjithashtu një lloj mbrojtjeje edhe nga koronavirusit per shkak te reagimit që kanë shkaktuar në organizëm.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Imuniteti#Studimi#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended