Italia i dhuron Durrësit 5 mjetë zjarrfikëse, ambasadori Bucci:Shqipëria në BE, thjesht çështje kohe

  • 4 years ago
"Shpresojmë shumë që vitin që vjen Shqipëria të hapë negociatat me BE-në. Italia gjithmonë e ka mbështetur këtë proces dhe do vijojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Është një proces për ne shumë i veçantë për të cilin ne jemi të lumtur sepse do të thotë që Shqipëria më në fund një ditë do jetë pjesë e familjes së madhe europiane, është thjesht çështje kohe. Ne jemi këtu dhe do t'ju ndihmojmë dhe do punojmë së bashku ditë pas dite deri në atë moment të madh dhe më pas do të festojmë kur ai moment më në fund do të vijë", tha Bucci.