Top News - Ribashkimi i Gjermanisë/ Shënohet sot 30 vjetori

  • 4 years ago
Gjermania kujton sot 30-vjetorin e bashkimit dhe dhënien fund të ndarjes me dy shtete. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet zhvillohen shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar. Ceremonia qendrore zhvillohet në Potsdam paraditen e së shtunës ku fillimisht zhvillohet një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku lejohen vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 zhvillohet ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mban fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit. Në festime merr pjesë edhe kancelarja Merkel. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman detyrë të së ardhmes. "Ne do të duhet të angazhohemi ende me shumë fuqi për një unitet të tillë", tha Merkel të premten. Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, "të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë". Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi zhvillimin e standartit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si "histori suksesi". Shumë thonë sot se "ky është një vend, kësaj ia kemi arritur", por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai.

Pamje: AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#TopChannel