Policia po vazhdon kontrollet parandaluese, në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit janë evidentuar disa shoferë që ecnin me shpejtësi të frikshme nga 188 km/h deri ne 202 km/h. Për shkak të shkeljeve të ndryshme policia ka pezulluar 24 patenta, nga këto 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar. Drejtuesve të mjeteve që u janë pezulluar lejet e drejtimit kanë qenë më shpejtësi nga 140 km-h deri në 202 km-h. Ndërkohë në rrugët e kryeqytetit gjatë kontrolleve duke përdorur dragerat janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l. ccka u ka kushtuar pezullimin e patentës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.