Top News - Rriten infektimet/ Parisi rrezikon kthimin në izolim

  • 4 years ago
Parisi rrezikon të kthehet në izolim javën e ardhshme pasi qeveria franceze tha se pandemia e koronavirusit po përkeqësohej në kryeqytet. Prej tre ditësh, Parisi e ka kaluar kufirin që e vendos atë në kategorinë e rrezikut maksimal ? tha ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran. Niveli i rrezikut maksimal arrihet kur shkalla e infektimeve arrin në 250 për 100 mijë njerëz, të paktën 30 për qind e shtretërve në terapi intensive janë të zënë nga pacientë me koronavirus dhe infektimet mes të moshuarve kalojnë 100 për 100 mijë banorë.

Rajoni i Parisit i ka përmbushur dy kriteret e fundit. Veran tha se nëse situata do të vazhdonte në të njëjtin drejtim, në ditët në vijim, autoritetet nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse ta vendosin Parisin dhe periferitë e tij në kategorinë e rrezikut maksimal duke filluar nga e hëna.

Ne do të rishohim të dhënat të dielën, me kryebashkiakun e Parisit dhe zyrtarët e zgjedhur ? shtoi ai. Marseja dhe rajoni i Guadeloupes, janë aktualisht zona të rrezikut maksimal, ç?ka ka bërë që baret dhe restorantet të mbyllen. Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, ky nivel alarmi kërkon edhe mbylljen e të gjitha ambjenteve të tjera si kinema, muze etj nëse nuk kanë protokolle strikte dhe të respektuara shëndetësore si edhe mbylljen e mundshme të zonave pranë plazheve dhe liqeneve.

Niveli i vetëm më i lartë i alarmit është gjendja e emergjencës kombëtare. Shumë biznese në Paris ndërkohë druhen për pasojat afatgjata të mbylljes së aktivitetit të tyre dhe kanë protestuar zhurmshëm kundër kufizimeve aktuale.

Aktualisht në Paris janë ndaluar tubimet e mbi 10 personave në një vend dhe nga e hëna baret mbuyllen në orën 10 të mbrëmjes. Maskat janë të detyrueshme në hapësirat e brendshme. Nëse Parisi kthehet në izolim, ai do të bë het kryeqyteti i dytë evropian pas Madridit që e bën këtë. Qeveria spanjolle e ka vendosur Madridin në izolim me njerëzit që nuk mund të dalin apo të hyjnë në zonë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel