Top News - Apelet për armëpushim/ Azerbajxhani e Armenia i refuzojnë

  • 4 years ago
Azerbajxhani dhe Armenia kanë sfiduar apelet për armëpushim pas luftimeve më të rënda në dekada të tëra mes tyre në lidhje me territorin e kontestuar të nagorni karabakut. SHBA, Franca dhe Rusia, së bashku, dënuan luftimet në kaukazin jugor. Treshja kryeson një grup që ka si qëllim zgjidhjen e konfliktit në rajonin që është zyrtarisht pjesë e azerbajxhanit por që qeveriset nga armenët etnikë.
Në deklaratën e tyre, presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan, donald trump, kërkuan ndalim të menjëhershëm të armiqësove.

?Ne i kërkojmë liderëve të armenisë dhe azerbajxhanit të angazhohen menjëherë për të rifilluar negociatat mbi thelbin e një marrëveshjeje, në vullnet të mirë dhe pa parakushte?, thuhej më tej. Të tre, folën si bashkëkryesues të grupit Minsk të OSBE, që u themelua në fillim vitet 1990, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin mbi nagorni karabakun. Rusia është pjesë e aleancës ushtarake me armeninë dhe ka një bazë ushtarake atje. Sidoqoftë, ajo ka edhe lidhje të ngushta me qeverinë e azerbajxhanit. Në anën tjetër, presidenti turk, recep tayip erdogan, i renditur përkrah azerbajxhanit, thotë se një armëpushim është i mundur vetëm nëse armenia i jep fund okupimit të territorit azerbajxhanas.

Bombardimet vijuan edhe gjatë natës në qytetin kryesor të rajonit, pavarësisht shqetësimeve në rritje ndërkombëtare. Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në këtë përshkallëzim të fundit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Azerbajxhan#Armeni#TopChannel