Top News - Pompeo në Vatikan/ Nuk pritet nga Papa Françesku

  • 4 years ago
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën. Vatikani e refuzoi kërkesën e Pompeos për t?u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.
Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik. Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher. Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar Pompeon se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën. Komentet erdhën pasi Pompeo akuzoi Kishën se po rrezikon "autoritetin e vet moral" duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pompeo#Vatikan#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended