Top News - ‘Mos më telefono’!/ Vendim i ri i AKEP për celularët

  • 3 years ago
Telefonatat e marketimit të produkteve apo të shitjes së tyre, që në disa raste kthehen në shqetësim për klientët, do të vendosen nën kontroll. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar për këshillim publik një draft të Rregullores Për ?Mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike? ku në një prej anekseve sanksionohet edhe mënyra sesi do funksionojë regjistri ?Mos më telefono?.

Kjo do të bëjë që numrat në këtë regjistër të mos telefonohen për qëllime marketing. ?Objekti i këtij Aneksi është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë ? shkruan monitor.

Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara.
Cdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numerator si dhe në Regjistrin ?Mos më Telefono? për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DoNotCallMe#AKEP#TopChannel