Top News - Britani,shokon ministrja/ Azilerkuesit t`i çojmë në ishull

0 views
Ministrja e brendshme britanike, Priti Patel ka befasuar me pretendimet e saj për të ngjitur mijëra azilkërkues nëpër anije për t`I dërguar në nëj ishull 4.000 milje larg Anglisë. Patel ka kërkuar nga zyrtarët vendas të shikojnë mundësinë e ndërtimit të një qendre të shqyrtimit të kërkesave të azilit në ishullin Ascension, në Atlantikun e Jugut, që është territor britanik e që aktualisht, ka një popullsi prej më pak se 1.000 banorësh. Udhëtimi më i shpejtë direkt me avion atje nga Mbretëria e Bashkuara, është të paktën 8 orë. Ministrisë së jashtme iu kërkua gjithashtu të konsultohet mbi planin e të ofronte një vlerësim të sajin sesa praktike është të dërgohen refugjatët në ishuj të izoluar. Në vëmendjen e ministres Patel duket kanë qenë kryesisht emigrantët që kalojnë masivisht La Manshin megjithë rreziqet që bart për ta ky rrugëtim. Në fundin e gushtit, rreth 5.000 vetë mbërrintën në Britani me gomone, krahasuar me me pak se 2.000 që ishin vitin e kaluar. Pas reagimeve të shumta megjithatë, duket se Patel për momentin, ka hequr dorë nga ideja e saj.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Azilerkuesit#TopChannel