Report TV - Prangoset 'Lypeni' në Tiranë, Lajden Kadilli i akuzuar edhe për 3 tentativa vrasje

  • 4 years ago
Një operacion i kryer nga skuadra operacionale të policisë Durrës dhe ajo e Tiranës, ka mundur të arrestojë në kryeqytet, Lajden Kadellin, njeriu që rezulton të jetë përfshirë në 11 ngjarje kriminale, por çuditërisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim. I konsideruar nga uniformat blu me nofkën ?Lypeni?, pasi është shpallur shumë herë në kërkim dhe nuk është arritur të kapet, Kadelli, mësohet të jetë arrestuar vetëm mesnatën e djeshme (29 shtator), në ambjentet e kompleksit ?Delijorgji? në Tiranë.

Policia në rrugë operative kishte pikasur se jetonte në këtë zonë, dhe mbrëmjen e djeshme një grup agjentësh, kanë vendosur të ndërhyjnë me qëllim arrestimin e tij. Por Lajden Kadilli, ka ?nuhatur? lëvizjet e shpeshta të agjentëve dhe menjëherë është shkëputur, duke ju larguar me vrap.Në ikje e sipër, Lajden Kadilli, ka hedhur në rrugë një armë zjari pistoletë, por pa kaluar shumë minuta, ai është rrethuar dhe më pas arrestuar nga një patrullë e policisë ?Shqiponja?. Lajden Kadilli, është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës dhe rezulton të jetë shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit, pasi ka kanosur me armë djalin e deputetit të PS në Durrës, Spartak Braho dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Kreshnik Braho, në momentin kur është sulmuar me armë ka qenë në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin në makinë me babain e tyre, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ngjarja është regjistruar në muajin gusht 2019. Që prej kësaj date e deri pasditen e djeshme, Lajden Kadilli, figuronte si person me kartelë të ?Kuqe? në regjistrat e policisë kriminale.