• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews


Kur humb fëmijën, jeta që vjen pas është një hon. Të duhen ura për t?u mbajtur fort pas kujtimeve dhe për të ecur vazhduar jetën.

Prandaj erdhi ?Biri? i Flutura Açkës.

?Biri është një fjalë e vetme që i përmbledh të gjithë. Kështu e thërrisja. S?doja të vija emrin e djalit tim. Doja të vija emrin e personazhit, ?biri? i çdo nëne. Ka nëna që kanë fate paralele të ngjashëm me timen. Në libër përpiqem të dal përtej personales sepse nuk e shoh lexuesin as si sup ku duhet të qahem dhe as shpinë ku dua të varem? thotë shkrimtarja në një rrëfim të orëve të vona të natës në emisionin ?Tempora? në RTV Ora.

Ka luftuar shumë me veten nëse duhej të botonte një vepër letrare e cila pas kishte historinë e saj personale, por ishin shenjat.

?S?kam dashur ta shkruaja historinë time. Kam luftuar me muaj të tërë a duhej ti hyja kësaj vepre, por nuk iu shmanga dot, unë duhej ta shkruaja këtë histori. U përpoqa u mora me romane të tjera, tekste të tjera, tregime, jam kam sforcuar në mënyrë që unë të mos bëja histori personale por nuk kisha zgjidhje tjetër . Kjo ishte mënyra si unë të vazhdoja të isha Flutura. Unë kisha nevojë për këtë libër urë, të mbetesha tek letërsia që të mund të mbaja tim bir në kujtimet e mia? tregon Flutura Açka në tryezën e emisionit ?Tempora? në RTV Ora.

Këmbëngul që edhe lexuesi ta shikojë si vepër letrare, pavarësisht se shumë lexues e kanë të vështirë të shkëputen nga doza e dhemshurisë.

?Unë kam shkruar një vepër letra, nuk është ankimi, viktimizimi, por një vepë letrare me historinë time personale që kam dashur ta kapërcej. Kam ecur në këto shenja sikur janë gurët kilometrikë që secili prej nesh ka në jetën e tij.

E di që ka lexues që shohin nota personale të tij, që e kanë shumë të vështirë të shkëputen nga personalja dhe e japin dozën e dhembshurisë e mëshirës. Nuk i kam qejf këto lloj qasjesh, lexuesi im do e lexojë si histori e dikujt tjetër të panjohur.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/mam-mos-hyr-tek-spiralja-e-dhimbjes-se-nuk-del-dot-kurre-fjalet-e-fundit-te-birit-per-flutura-acken/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended