• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews


Ish-drejtor i ISHP, Besnik Jakaj, akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.

I ftuar në Ora News, ai solli si shembull vonesat me tamponimin e qytetarëve për të konkluduar në faktin se ISHP ka dështuar në hetimin epidemiologjik për të prerë zinxhirin e virusit.

Jakaj: Ka shumë pikëpyetje të mëdha te shifrat e raportuara, ka gabime të jashtëzakonshme në shumë raste, ka vonesa në tamponimin e qytetarëve. Tamponimi i një qytetari në rastin më të mirë shkon në tetë ditë për të marrë përgjigjen. Nuk kemi parë akoma efektet e vjeshtës në sjelljen e virusit. Lë për të dëshiruar mënyra e menaxhimit, në mënyrë totale ka dështuar hetimi epidemiologjik për të prerë zinxhirin e virusit. Fillimi i trajtimit në kohë i të sëmurit në shtëpi jep efektin e duhur. Nëse fillojmë trajtimin fillestar me voneë, bëhet hospitalizimi me vonesë çon në rritjen e numrit të vdekshmërisë por edhe kemi shtim të pakontrolluar të zinxhirit shpërndarës të infeksionit.

Kritik ai është edhe me qasjen e Ministrisë së shëndetësisë ndaj bluzave të bardha në vijën e parë të fronit por edhe ndaj sistemit parësor, mjekut të familjes.

Jakaj: Për tre muaj Ministria e Shëndetësisë ka kundërshtuar involvimin e mjekut të familjes, sot është involvuar vetëm për propagandë. Që të involvohet mjeku i familjes në përballimin e pandemisë duhet të ti sigurohen pajisjet e duhura mbrojtëse, duhet të bëhen pjesë e pagesës shtesë bashkë me infermierët e qendrave shëndetësore. Duhet të paguhen orët jashtë orarit.

Një problematikë tjetër që Jakaj ngre është vetëmjekimi i qytetarëve për Covid 19.

Jakaj: Jemi pjesë e qytetarëve, kemi rrethin shoqëror, po pyesin njëri-tjetrin, qytetarët që e kanë kaluar se çfarë mjekimi kanë marrë, pyesin mjekun e familjes, ndryshojnë recetën, nuk ka një protokoll. Por ka edhe një kosto të caktuar, shumë familje nuk arrijnë dot ta përballojnë koston e trajtimit të shtëpisë, ka një kosto të jashtëzakonshme tamponi në privat, analiza biokimike, skaneri, barnat dhe asistenca e mjekut dhe infermierit për aq kohë sa shteti nuk ta paguan, mjeku dhe infermieri pranë banesës vjen kundrejt pagesës për personin që e kërkon.

E tashmë që vjeshta ka hyrë dhe bashkë me të vijnë edhe virozat, Jakaj ka një apel për qytetarët.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/jakaj-nje-qytetari-i-duhen-8-dite-per-te-marre-pergjigjen-e-tamponit-mos-u-vetemjekoni-per-covid-pa-konsulte-mjeku/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended