Rindertimi ka ngecur ne Kurbin - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëlzen Uka, shtëpia e të cilit është shëmbur nga tërmeti i 26 nëntorit, jeton prej 8 muajsh në çadër.Rastin e familjes nga Shpërdheti i Kurbinit, e ka denoncuar Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.SHKËLZEN UKA?Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shku me pyt në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prish që nga themeli. Tashi thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shpi? Nuk e di tashi. Kushtet janë shumë të rana, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë.?Kryefamiljari shprehet se nuk ka marrë zgjidhje për problemin e tij dhe kërkon një shtëpi për t?i paraprirë dimrit që po afrohet. ?Kush pyt o vlla, kush pyet. Të shkosh dhe në bashki s?pyet kush, hala s?ka ardhë thotë informacioni për shpi e asgjë. Si mor s?ka ardh? Ne u bëmë tu mush vitin në çadër, po rrimë me minjtë e me macet e me qentë e s?pyt kush. Ai thotë ruhu nga virusi. Ça virusi, ne e kemi marr virusin, ska virus tjetër, kjo është. Ja, shikojeni çadrën si ka ik, ja plasmasi këtu. A rrihet këtu në çadër në gjithë këtë dimër që po vjen? Nanën sëmurë, unë vetë i sëmurë. Ku do rrimë, nuk kemi...nuk është mënyrë jetese kjo. Kjo është jetë si ti thush një jetë qeni. Prandaj, i bëj thirrje shtetit që të vej dorën në zemër, të vi sa më parë. Dua shpi të hy mrenë, jo luks, nuk du luks, veç shpi të fus kokën mrenë. Këtë kërkoj nga shteti.?Ky nuk është denoncimi i parë i partisë demokratike, që vazhdimisht ka ngritur akuza se qeveria nuk ka marrë masat e duhura për rindërtimin.

Recommended