Ora News - Investigimi i “Boom”, Lleshaj në sulm për adresat

  • 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj është hedhur në sulm ndaj qytetarëve dhe ndaj medias pas denoncimeve në lidhje me ndryshime të adresave dhe vendbanimit të qytetarëve para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke pranuar pasaktësitë dhe problemet, Lleshaj duket se e shfrytëzoi daljen për ti dhënë përgjigje lajmeve të përhapura javët e fundit duke thënë se është ende në detyrë.

Por këto deklarata të dhëna nga vetë familjarët, për ministrin e brendshëm nuk janë të vërteta por janë lajme të qëllimshme.

?Nga disa media, të cilat nuk mbajnë ndonjë marrëdhënie më të vërtetën, këto ditë kanë filluar tentativat për të ngjizur një rrenë të re. Sipas tyre, paska filluar një proces i ndryshimit arbitrar të qendrave të votimit për votues të së djathtës. Autorët e këtyre mashtrimeve të reja publike kanë përdorur si gjithmonë kartën e tyre të vjetër teknologjike: paketimin pa asnjë lidhje të një rrene me një të vërtetë. Kush është rrena?
Është gënjeshtër e plotë lajmi se janë ndërruar arbitrarisht qendrat e votimit të qytetarëve. Për këtë arsye bëhet logjikisht i pamundur komenti mbi pretendimin se kjo gjë po u ndodh votuesve të djathtë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët?, u shpreh Lleshaj.

Por nga ana tjetër vetë Sandër Lleshaj pranon se ka edhe ngatërresa dhe problem me ndryshimin e njësive të banimit.

?Në zbatim të Ligjit për Sistemin e Adresave, në vitin 2018 ka përfunduar edhe censusi përkatës në terren për këtë qëllim. Ka ndodhur që gjatë këtij censusi qytetarë të caktuar janë regjistruar në një adresë të ndryshme nga ajo që mund të kenë sot, kryesisht tek shtëpia e vjetër apo shtëpia e dytë e tyre. Kjo sjell si pasojë që, kur ata hyjnë për të parë të dhënat personale në Regjistrin e Gjendjes Civile, të mund të konstatojnë ndonjë mospërputhje, e cila është lehtësisht e rregullueshme për cilindo?, u justifikua minsitri.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/boom-zbulon-skandalin-me-listat-e-votuesve-reagon-lleshaj-qytetaret-genjejne-nuk-ka-asnje-ndryshim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv