Top News - Grip, e ftohur apo covid/ Ja si duhet të bëjmë dallimin...

  • 4 years ago
Me dimrin që po afron, vendet po hyjnë në sezonin tradicional të të ftohtit dhe gripit, me komplikime shtesë këtë vit pasi simptomat e të dyja sëmundjeve mund të jenë të ngjashme me ato që përjetohen nga njerëzit e prekur nga koronavirusi dhe mund të rrezikojnë ta shpërndajnë atë. Në britaninë e madhe, shërbimi kombëtar i kujdesit shwndetwsor, NHS, ka prezantuar një guidë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë dallimin mes tre sëmundjeve. Ekspertët e shëndetësisë thonë se shpresojnë që ajo të qartësojë njerëzit nëse duhet të sillen njësoj si në vitet e mëparshme, apo të vetëizolohen dhe të kërkojnë një test koronavirusi.

Simptoma më e zakonshme e koronavirusit, është temperatura, 37.8, një kollë e thatë e vazhdueshme dhe humbje e ndjesisë së shijes apo nuhatjes. Pacientët mund të ndjejnë ndonjëherë lodhje, dhimbje, fyt të thatë, dhimbje koke dhe vështirësi në frymëmarrje. Diarrea dhe hundët që rrjedhin janë të rralla,
Tek e ftohura, simptoma më e zakontë është teshtima, dhimbjet, hundët që kullojnë dhe fyti i irrituar. Mund të ketë edhe kollë, ndonjëherë këputje dhe është e rrallë të kesh temperaturë dhe dhimbje koke. E ftohura nuk shkakton diarre. Ndërsa gripi konsiston kryesisht në temperaturë, këputje, kollë dhe dhimbje, përfshirë atë të kokës. Pacientët mund të kenë hundë që rrjedhin ose të zëna dhe fyt të irrituar. Diarrea ndeshet ndonjëherë tek fëmijët. Nuk ka teshtima apo vështirësi frymëmarrje me gripin.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grip#TopChannel