Top News - Pandemia në Kosovë/ Tre viktima, por pak raste

  • 4 years ago
Tre viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Ndërsa jetët e humbura mbeten shqetësim, numri I infektimeve duket sikur këto ditë është stabilizuar në pothuajse të njëjtat shifra pa kapërcime të mëdha. Viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 kampioneve. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520. Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, ka filluar rikthimi i shërbimeve të ambulancave specialistike si dhe i operacioneve joemergjente.Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, tha se ky vendim vjen pas ?situatës relativisht të qetë pandemike?.Qeveria e Kosovës, në 25 shtator, prezantoi masat e reja kundër koronavirusit, ku u përfshi edhe rikthimi i shërbimeve shëndetësore, por në përputhje me rekomandimet e autoriteteve për mbrojtje nga koronavirusi. Këto shërbime u ndërprenë në muajin mars, kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirusin e ri.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel