Top News - Bëri 52 vjeç/ Will Smith, ditëlindje me terapi

  • 4 years ago
?Princi i Bel air-it?, i famshmi Will Smith mbushi 52 vjeç. Kremtimi I kësaj ditëlindjeje vjen në një kohë të vështirë për të dhe jetën bashkëshortore, sidomos pas intervistës bombë të së shoqes, Jada që pohoi se e kishte pasur një lidhje me reperin August Alsina. Alsinën, 21 vjet më të vogël se ajo, e kishin ftuar si mik, në kohën kur çifti jetojne si i ndarë në vilën e tyre. Nuk ështe hera e parë që çifti përballej me çështjet e tradhëtisë. Megjithëse asnjëherë Willi nuk e ka pohuar, u përflot gjatë për një lidhje të mundshme mes tij dhe aktores Margot Robins, flirt i lindur sipas disa zërave gjatë xhirimeve të filmit ?Suicide Squad?, ku të dy ishin protagonistë. Ndoshta për këtë e kishte fjalën Jada Pinkett Smith, ndërsa iu përgjigj publikut në lidhje me faktin nëse i shoqi e kishte tradhëtuar ndonjëherë: ?Nuk e di nëse bshkëshorti im më ka qëndruar besnik, por di, që gjatë martesës tonë, kanë qenë dhe tradhëti të tjera të zemrës, të cilat mund të kenë qenë më të forta se sa çdo raport fizik.?Megjithatë çifti ka kuptuar se nuk mund të qëndrojë kurrsesi i ndarë. Will ka shkruar në Facebook se për të shpëtuar martesën dhe për të shmangur një divorc të mundshëm, ai dhe Jada i janë drejtuar një eksperti në marrëdhëniet martesore duke caktuar kështu rregulla të tjera, për të vendosur baza të një marrëdhënie krejtësisht të re.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WillSmith#TopChannel