Top News - Korrupsion e shpërdorimë/ Bullgarët hidhen në protesta

  • 4 years ago
Kërkesa për reforma, për masa kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parave të BE-së, ka nxjerrë prej muajsh në rrugë në mijëra bullgarë. Shtysën, kjo shprehje e indinjatës popullore e mori prej bastisjes së zyrave të presidentit Rumen Radev, në fillim të korrikut, si dhe të politikanëve opozitarë. Mijëra kundërshtarë të ekzekutivit kërkojnë një fillim të ri, duke argumentuar se ky mund të ndodhë vetëm pas reformës së plotë juridike dhe një lufte të vendosur kundër korrupsionit. ". Eurodeputeti ekologjist gjerman Daniel Freund qëndroi tre ditë në Sofje për të ndjekur protestat. Ai u shpreh për DW se: "Korrupsioni është problem në Europë?, dhe se ? Ne në BE duhet të jemi të bashkuar në luftën kundër tij." Freund rrëfen se ka biseduar me përfaqësuesin një ministrie, I cili I ka shpjeguar se si ndodh korrupsioni në praktikë. "Më ka treguar se si manipulohen tenderët publikë, në mënyrë që të fitojnë firma të caktuara", tha Freund në bisedë me DW. "Nëpunësit detyrohen të bëjnë atë që ju thuhet, sepse nga këto gjëra varen edhe rrogat e tyre." Në protesta ka shumë flamuj të Europës, ndonëse presidenti konsiderohet si prorus. Freund thotë se I duket shumë pozitive që në protesta marrin pjesë shtresa të ndryshme dhe dëgjohen ide të ndryshme politike, ndërsa shton se njerëzit ende kanë shpresë, cka reflektohet edhe në komentet e protestuesve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protesta#Bulgaria#TopChannel