Top News - Arrestohet stomatologu/ Fuste drogë në burgun 313

  • 4 years ago
Stomatologu i burgut 313 në Tiranë ka përfunduar dhe vetë pranga pasi u zbulua se fuste drogë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Ekspozimi I tij erdhi prej një detektori metalesh; kur i paraburgosuri që duket se bashkëpunonte me stomalogun hyri në godinë, ura metal-detektor nuk dha asnjë shenjë. Por në daljen e tij, ajo dha sinjal. Fill pas kësaj, i paraburgosuri iu nënshtrua kontrollit fizik, gjatë të cilit iu gjet një sasi prej 100 gramë lëndësh narkotike, e cila ishte mbështjellë me letër alumini dhe me plastmas. Menjëherë pas kësaj, stomatologu me iniciale R.S u ndalua. Verifikimet e para treguan se ai kishte pasur kontakte me të paraburgosurin. Arerstimi tyre u bë pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave dhe tani materialet, do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrestohet#Stomatologu#TopChannel