Top News - Europa në përkeqësim/ Shpërthim rastesh në Itali e Francë

  • 4 years ago
20 vdekje, 1900 raste të reja brenda 24 orëve të fundit: në Itali frika e koronavirusit po rikthehet. Këto konsiderohet si shifra të reja rekord që prej karantinës. Edhe testet e tamponeve ndërkohë, sipas ministrisë vendase të shëndetësisë mbeten në nivele shumë të larta: 107 mijë. Shpresëdhënës është fakti që në terapitë intensive, situata paraqitet e qetë. Sakaq Kryeministrat e Francës dhe Holandës kanë lëshuar paralajmërime të ashpra pas shifrave të tyre të koronavirusit që duket sikur po dalin sërish jashtë kontrollit, ndërsa në Spanjë, vendi i Europës perëndimore më i goditur prej pandemisë, pavarësisht gjendjes së rënduar autoritetet në Madrid I kanë hedhur poshtë apelet e qeverisë qendrore për një bllokim të të gjithë kryeqytetit. Santé Publique France, autoriteti francez i shëndetit publik, tha se brenda një dite u shënua shifra rekord e 16,096 infeksioneve të reja.Në Parisin e shpallur ? zonë e "gatishmërisë së shtuar" autoritetet rajonale të spitalit paralajmëruan se 20% e operacioneve kirurgjikale do të duhej të shtyheshin nga kjo fundjavë sepse spitalet po i afrohen pikës së tejmbushjes për shkak të rasteve të koronavirusit. Të enjten, kryeministri francez, Jean Castex, u shfaq në televizion për të paralajmëruar vendin se situata po përkeqësohet dhe popullata duhet t'i përmbahej masave shëndetësore dhe mbrojtëse për të shmangur kthimin në ditët më të këqija të epidemisë në pranverë.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italia#Franca#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended