Rindertimi ne Lac perfundon 90% e germimeve | Lajme-News

  • 4 years ago
Në kantierin e ndërtimit në Laç ka përfunduar thuajse 90% e gërmimeve, aty ku do të ndërtohet një kompleks i ri banimi për familjet që humbën banesat nga tërmeti i nëntortit të kaluar. Teksa pa nga afër punimet, kryeministri Edi Rama tha se banesat për mbi 500 familje do të kenë të gjitha standartet europiane.

?Ju e dini që është e rëndësishme të punojmë shpejt, por edhe ta bëjmë mirë?, u shpreh kryeministri. Projekti parashikohet të përfundojë deri në muajin gusht të 2021shit.

?Zona 1 do ketë 5 pallate, në muajin mars dhe do të jetë e perfunduar deri në muajin mars sipas kompanisë. Dhe zona 2 me 8 pallate deri në muajin gusht do të jetë e perfunduar?, tha kryetarja e Bashkisë Laç, Majlina Cara.

Ndërkohë Ahmetaj tha se ?Janë 400 parkime dhe rreth 524 apartament. Ketu është qendra komerciale?. Banesat dhe të gjitha njësitë e shërbimit do të jenë anti-sizmike, për të përballuar edhe lëkundjet deri në 9 ballë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/