'Opera, jo e shtetit', artistët: Skandal! Me teatrin s’bëhen lojëra, përfundojmë në rrugë pankarta

  • 4 years ago
?Ministrja duhet të na sqarojë se çfarë donte të thoshte me pavrësinë totale nga varësia nga shteti? Çfarë do të thotë kjo, që shteti të paguajë më pak? Apo do të kalojë Uzinën e Ballshit? Ne s?kemi qenë gjithmonë totalisht të varur nga shteti, nga 90 për qind, drejtoresha e ka çuar në 78 për qind. E ka lehtësuar shtetin. Vendet e tjera e kanë më të ultë, këtë duhet të bëjë teatri. Këtë e bën drejtoresha me menaxhimin e saj. Teatri me kë do konkurrojë, me Rrushbullin? Me kë do të konkurrojë, a e di ministrja që një teatër është? Për shembull, kur Uzina e Ballshit ishte në varësi të shtetit punëtorët merrnin rrogat edhe shteti s?dilte me minus, kur u privatizua as punëtorët s?fituan, nuk fitoi as kompania. Jo më këtu që bëhet kulturë, art. Është më i vështiri në të gjithë botën. Edhe shqiptarët e mbajnë me heroizëm, se ky lloj arti me këto kushte nuk mbahet. Por e mbajmë ne, me tre kosa një mijë lekë, kur i thonë. Derisa kemi shembuj, që tjetër është thënë, edhe tjetër është bërë. Kemi të drejtë që të dyshojmë?, shprehet Gjini.

Category

📺
TV

Recommended