• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, në një intervistë për RTV Ora, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, është shprehur se, me ndryshimet kushtetuese të njëanshme që po synon mazhoranca, kjo e fundit kërkon që të zbusë sadopak humbjen e 25 prillit.

?Rama ka të gjitha treguesit elektoralë dhe ka një humbje të thjellë përballë opozitës dhe mundohet të zbusë këtë humbje me mekanizma të ndryshme, siç është edhe heqja e koalicioneve?, u shpreh Spaho.

Sipas nënkryetarit të selisë blu, koalicionet paraelektorale kanë qenë një fenomen që e ka shoqëruar Shqipërinë përgjatë 30 viteve tranzicion, në të gjitha sistemet zgjedhore që janë aplikuar.

?Koalicionet paralektorale, ku secila parti del me listën e saj, është një praktikë 30-vjeçare në Shqipëri, në të gjitha sistememetzgjedhore. Kështu ka ardhur Edi Rama në pushtet në vitin 2013.

Përsa i takon hapje së listave, kjo është një farsë e vërtetë. Drafti që ka sjellë PS është qesharak pasi nuk ka hapje listash. Me formulën që kanë propozuar, është e pamundur, që i fundit në listë të mbledhë aq vota sa të shpërbëjnë listën e paraqitur nga partia. Duhet të marrë më shumë se mesatarja e partisë në qark që të shpresosh të futesh në Kuvendin e Shqiupërisë si deputet.

Shpresoj që një pjesë e partive të vogla, votat e tël cilave nuk përkthehen në mandate, kërkon ti marrë për vete pasi PS do të jetë e vetme në zgjedhje?, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij për RTV Ora Edmond Spaho. /A.R, OraNews



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/heqja-e-koalicioneve-spaho-rama-kerkon-te-zbuse-humbjen-e-madhe-qe-e-pret-me-25-prill/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended