Top News - Mallra kontrabande/ Tiranë, pranga ekonomistit të firmës

1 view
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Gjatë operacionit të koduar ?Nargjile?, mësohet se janë sekuestruar nargjile, ambalazh e produkte me logo të paautorizuara dhe sende të tjera, ndërsa janë vënë në pranga dy shtetas.Sipas njoftimit te policise, behet e ditur se është arrestuar ekonomisti i një firmes Nargjile, shtetasi L.R., 33 vjeç, i cili rezutlon te jete I denuar më parë për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e Tvsh. Ndërsa janë shpallur në kërkim pronari dhe menaxheri I firmes. Arrestimi i shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim ka kryer veprat penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve?, ?Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë?, ?Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë? dhe ?Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale?.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 automjet, i marrë me qira nga një kompani private me qëllim kamoflimin e aktivitetit, 23 bidona dhe 4 fuçi me esencë për nargjile, 493 kova me stampa të ndryshme të mbushura me lëndën që përdoret për nargjilen, 1 peshore elektronike, 2 aparat celular dhe sende të tjera. Theksojmë se këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kontrabande#Tirane#TopChannel