• 4 years ago
Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar Donjeta Zeqa përfaqësuesja e ?Europa Donna Albania?, një organizatë në ndihmë të grave dhe vajzave të diagnostikuar me kancer gjiri. Në këtë intervistë ajo foli për aktivitetin më të fundit që po organizohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në 32 shtete të Europës, I cili organizon një ngjarje sportive, një garë për të kontribuar në ndihmë të të prekurave nga kjo sëmundje.
Aktiviteti do të mbahet në datat 25, 26 dhe 27 shtator, ku gjithsecili mund të zgjidheni njërën nga ditët për të ecur, 3 km ose për të vrapuar 5 km në ndihmë të tyre.
?? Të gjitha donacionet pasi të mblidhen nga ? Think Pink Europe? do të shpërndahen nëpër organizatat e shteteve europiane që janë pjesë. Këto të ardhura ne si Shqipëri kemi vendosur të shkojnë për përpunimin e parukeve?? u shpreh Donjeta Zeqa përfaqësuesja e organizatës.

Category

📺
TV

Recommended