• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews



Mazhoranca dhe opozita sërish nuk gjetën dakordësi në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore, janë dy çështjet që ndajnë palët.

Për politologun dhe pedagogun Ermal Hasimja, hapja e listave 100% është pozitive dhe demokratike, por nuk do e zgjidhte problemin.

Në një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Hasimja tha se mazhoranca po përpiqet që ta kthejë procesin zgjedhor në favorin e saj.

Ermal Hasimja: ?Kjo çështja e listave të hapura është më tepër një lloj preteksi për të mbajtur gjallë diskutimin ose për t?i bërë shantazh njëri-tjetrin, por nuk është problemi në situatën aktuale. Problemet reale të përfaqësimit në Shqipëri, nuk do zgjidheshin as me listat e hapura as me listat e mbyllura. Listat e hapura janë më demokratike si koncept, por nuk do ta zgjidhte problemin.

Nuk e kemi problemin si produkt por përfaqësimin si proces, përfshirë edhe mënyrën si se shqiptarët votojnë, dhe se si e konceptojnë, pranojnë dhe gëlltisin krimalitetin e korrupsionin. Problemet në rastin konkret, ka të bëjë me përpjekjen e mazhorancës për ta kthyer procesin zgjedhor në favor të saj, me ato instrumenta që ka mundësi.?

Sipas tij, problemi aktual është cilësia e përfaqësimit të shqiptarëve në parlament.

Ermal Hasimja: ??Nuk kam shpresë të madhe te listat e hapura. E para, listat e hapura apo listat pjesërisht të hapura nuk kanë kuptim nëse e vendos kryetari i partisë renditjen aty brenda. E dyta, mund ta mendojmë shumë mirë një situatë në të cilën një person i inkriminuar, me para të pista mund të blejë vota, mund të siguriojë mbështetjen e njerëzve në mënyrë të ligjshme, dhe përsëri mund të shikojmë në parlament.

Nuk zgjidhet problemi vetëm me hapjen e listave, nuk do ndryshojë diçka në cilësinë e përfaqësimit të shqiptarëve. Cilësinë e përfaqësimit nëse procesi i shitblerjes së votës mund të luftohet, që procesi të jetë i drejtë dhe i ndershëm. Po bëhet përpjekje për ta shmangur këtë gjë. Kemi mosmarrëveshje për koalicionet. Këto janë problemet reale, hapja e listave është pozitive, por nuk është zgjidhje.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hasimja-nuk-kam-shprese-te-listat-e-hapura-problemi-i-shqiptareve-eshte-cilesia-e-perfaqesimit-te-tyre/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended