3 gjimnaze në kryeqytet e zhvillojnë mësimin me 4 turne deri në orën 20:00. koha në dispozicion për lëndët që zhvillohen në ditë është e pamjaftueshme, thonë nxënësit.
Në të gjithë vendin janë 180 shkolla që zhvillojnë mësim me 4 turne.
Ndarja në turne dhe në nën turne e nxënësve për të shmangur përhapjen e koronavirusit është bërë e vështirë për shkak edhe të shkollave së dëmtuara nga tërmeti.
Gjimnazi Sami Frashëri është një prej tyre, në territorin e të cilit kanë mbetur vetëm këto rrënoja.
3 gjimnaze në kryeqytet janë të hapura deri në orën 20:00.
?Të Samiut vijnë pasdite, janë turni i tretë ose i katërt.?
Në dy apo tre orë në ditë, nxënësit duhet të zhvillojnë të gjitha lëndët, kaq kohë sipas nxënësve është e pamjaftueshme.
?Një orë e gjysmë, ose dy orë bëjmë. Përshtatemi, nuk kemi çfarë bëjmë.?
?11 me 1 bëjmë mësim.?
?Është kohë e pamjaftueshme.?
Nga 1760 shkolla në të gjithë vendin, 1100 janë me një turn, 460 janë me dy nënturne ndërsa me 4 nënturne në 180 institucione të arsimit parauniversitar.