Top News - "Mos luaj me zjarrin"/ Turqia paralajmërim Armeninë

  • 4 years ago
Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë ?të mos luajë më zjarrin? pas vrasjes së një ushtari azer gjatë një sulmi ndërkufitar. "Armenia, e cila pushtoi në mënyrë të paligjshme Nagorni-Karabakun, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit," thuhet në një postim të saj në Twitter. Po përmes të njëjti rrjet social, ministria e jashtme e Turqisë përolli mbështetjen e saj për këtë vend. Nagorni-karabaku është një territor I shumëdiskutuar, që në nivel ndërkombëtar njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por që më së shumti qeveriset nga republika e Artsakh, një entitet I pavarur me shumicë etnike armene. Në vitet 1990, konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë territor u përshkallëzua deri në luftë të plotë. Turqia dhe Armenia nga ana tjetër nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre dhe historikisht, e kanë parë njëra tjetrën me armiqwsi. Edhe pse nuk i mohon vuajtjet e tyre, Turqia ende edhe sot nuk e ka pranuar genocidin e 1.5 milionë armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqia#TopChannel

Recommended