Top News - Çudia Japoneze/ U shpik llampa që vret koronavirusin

  • 3 years ago
Prodhuesi kryesor i llampave ne Japoni, Ushio Inc. thote se ka shpikur një llampë me rreze ultravjolet e cila mund të vrasë koronavirusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut. Sipas Japantimes, llampa UV Care 222, që është e para e këtij lloji në botë, u krijua në bashkëpunim me Universitetin e Columbias. Ajo pritet të përdoret për dezinfektim në hapësira me shumë lëvizje, ku rreziku I infektimit është I lartë si në autobusë, trena, ashensorë dhe në zyra. E përditeshmja thotë gjithashtu se llampat UV janë përdorur gjerësisht si një mjet efektiv sterilizimi, sidomos në industrinë mjekësore dhe atë të përpunimit të ushqimit. Por rreze të tilla, në formën e zakonshme nuk mund të përdoren gjerësisht në ambjente me njerëz pasi shkaktojnë kancer të lëkurës dhe probleme me sytë. Llampa e re e Ushio, megjithatë, lëshon rrezet UV me një gjatësi vale 222 nanometra, në krahasim me gjatësinë e valës konvencionale 254-nanometër, duke i bërë ato vdekjeprurëse për mikrobet, por të padëmshme për njerëzit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japoni#Llampa#TopChannel