Top News - ‘Shqiponja paqësore 20’/ Stërvitje për skenarët e ‘luftës’

  • 4 years ago
Batalioni i tretë i këmbësorisë nga data 15 deri në 17 shtator, zhvilloi stërvitjen 72 orëshe ?Shqiponja Paqesore 20?. Kjo stërvitje u krye për të testuar dhe përmirësuar kapacitetet për kryerjen e detyrave në kuadër të operacioneve të mbështetjes së paqes si dhe ruajtjes së gatishmërisë.

Stërvitja u zhvillua në nivel kompanie, ku efektivët pjesëmarrës të kompanisë së tretë të batalinonit të këmbësorisë realizuan skenarë të ndryshëm, ditën dhe natën.

Trupat testuan aftësitë për krijimin e pikave të kontrollit në mjedise jo të sigurta dhe terren të panjohur, shpërndarjen e turmave në situata të tensionuara, goditjen e objektit, brenda të cilit ka elementë të rrezikshëm, patrullimin si në këmbë dhe me mjete, e deri te bashkëpunimi me pushtetin lokal në zonën e operacionit.

Stërvitjet në kuadër të operacioneve të mbështetjes së paqes do të vazhdojnë në brigadën e tretë të këmbësorisë me stërvitjen ?Shigjeta 20? e cila do të zhvillohet në muajin tetor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Stervitje#TopChannel