Për problemin familjar që solli emisioni Historia ime në Tv Klan, ku vëllai shprehet i zhgënjyer që prindërit ia kanë dhuruar të motrës shtëpinë pa e pyetur, avokatja Bitilda Mehmeti është shprehur se prindërit e kanë pasur si pronësi dhe kanë të drejtë t?ja dhurojnë shtëpinë kujt të dëshirojnë. 47-vjeçari nuk mund të përfitojë nga ajo shtëpi sepse edhe pse ka kontrubuar ndër vite, ai ka punuar në të zezë dhe të ardhurat e tij nuk deklarohen askund. Bitilda Mehmeti: Aktin e shtëpisë si e keni marrë me akt-dhurimi, me shitje, ja keni blerë prindërve si ma shpjegoni pak ju lutem. Motra: Prindërit ma kanë dhuruar mua. Bitilda Mehmeti: Tek çertifikata e pronësisë, kush ishte pronar, vetëm prindërit e tu. Motra: Po vetëm mami dhe babi. Gjithashtu avokatja i ka sugjeruar njerëzve që t?i referohen ligjit të ri për pronësimin Bitilda Mehmeti: Tani prindërit kanë qenë bashkëpronarë të dy dhe me akt-dhurimi ia kanë dhuruar fëmijës së tyre duke lënë jashtë trashëgimisë 5 fëmijët e tjerë. Zotëria më ka thënë që ka kontrubuar në këtë banesë me mjete financiare dhe me punën e tij, por ka një problem. Zotëria mund të ketë kontrubuar, por kontrubuti i tij ka qenë punë në të zezë e cila në asnjë moment nuk është e dokumentuar i cili para organeve gjyqësore do përbënte një provë themelore që ai të njihet si bashkëpronar në atë shtëpi pasi është një kontribues i rregullt. Prindërti kanë të drejtën e tyre për t?ja lënë kujdo fëmijë që duan ata. Tani kemi ligjin numër 20 të viti 2020 që të gjithë duhet t?i referohen tani e tutje për çfarëdo lloj konflikti sepse janë një sërë ligjesh që janë shfuqizuar. Në fund të Korrikut u botua në faqen zyrtare ky ligj që përmenda më sipër sepse ndoshta është një rregullator më i mirë i shumë ligjeve që kishim më përpara. Ishin disa ligje për pronën dhe tokën që rregullonin shumë marrëdhënie, por ishte e vështirë për t?u marrë se cili ligj duhet të interpretoheshe./tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!