Wake Up/ Këngëtari shqiptar: Si u bëra pjesë e "Soni Music" dhe aktrimit në serialet turke

  • 4 years ago
Bertan Asllani tregoi sot në "Wake Up" se kontrata me kompaninë "Soni Music Turkey" e ka ndihmuar për të realizuar disa këngë të vetat por edhe shumë produksione për këngëtarë turq si kompozitor dhe aranxhues. Ai shtoi se tani është koha e rrjeteve sociale dhe aty bëhet reklamimi më i mirë për artistët. Po ashtu Bertani na tregoi edhe për suksesin e radhës pasi ai ka realizuar muzikën e një seriali të ndjekur në Turqi me titull ?Kimse Bilmez", i cili në shqip përkthehet "Askush nuk e di". Më tej ai do të vijojë edhe me produksione të tjera muzikore, duke përfshirë këtu edhe seriale të ndryshëm. I pyetur se me kë këngëtar shqiptarë do të donte të bashkëpunonte ai tha se ka pak informacion për artistët e rinj që kanë hyrë në treg. "Në kohën kur këndoja aty unë kam lënë Alban Skënderaj, Ermal Fejzullahun apo këngëtaren Big Mama"- u shpreh Bertani duke lënë të kuptohet se do të ishte pro një bashkëpunimi me këto emra të njohur. I pyetur nga Ori Nebijaj për emra si Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri, Bertani tha se ka vlerësim dhe miqësi sidomos me këtë të fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel