Ora News - Më pak abone të shitura, në shtator ra me 35% numri i aboneve mujore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik vijon të jete i ulët, e për pasojë edhe numri i aboneve të shituara këtë muaj është i ulët. Megjithatë punonjësit e këtij sektori thonë se mes udhëtarëve ka më shumë nga ata që janë të pajisur me abone.

Rënia e shitjeve të aboneve lidhet edhe me numrin e ulët të qytetarëve që përdorin transportin publik.

Gjatë muajit shtator janë shitur rreth 35% e numrit total të aboneve.

Pas rinisjes së punës për transportin publik, qytetarët kanë bërë thirrje për rikthimin sa më parë të aboneve, ata thonë se pajtimi mujor është shumë i rëndësishëm pasi ul shpenzimet ditore.

Interesin e udhëtarëve për këtë biletë të përmuajshme e pohojnë edhe faturinot.

Një abone e përgjithshme kushton 1600 lekë, por ka denoncime se kompani të ndryshme e kanë shitur atë me çmim më të ulët, çka është në kundërshtim me ligjin.

Sektori i transportit publik ishte një nga ata sektor të cilët bënë rezistencë për rikthimin në punë për shkak të kushteve dhe shpenzimeve të përcaktuara në protokollin e sigurisë anti-Covid.

E megjithëse puna e tyre vijon normalisht, numri i udhëtarëve vijon të mbetet i ulët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/me-pak-abone-te-shitura-ne-shtator-ra-me-35-numri-i-aboneve-mujore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended