Top News - Nga tritoli tek atentatet mafioze/ 40 vrasje në 9 muaj

  • 4 years ago
Në harkun kohor të 9 muajve në Shqipëri kanë ndodhur 40 vrasje, një pjesë e mirë e të cilëve për larje hesapesh, ndërsa nuk kanë munguar edhe ato për një sherr të castit, sic ishte krimi i pasdites së ndodhur dje në Durrës.
Por, java që sot shënon mbylljen kalendarike ka pushtuar vendin me vrasje, plagosje e atentate që tronditën mbarë opinionin publik dhe vunë edhe një herë në dyshim sigurinë e qytetarëve.
Të hënën e 14 shtatorit, 33-vjeçari Klevis Kapllanaj u gjet i qëlluar për vdekje brenda automjetit të tij. Ai kishte dalë për të konsumuar një kafe, por nuk u kthye më i gjallë në shtëpi. Dyshohet se Kapllanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në trup iu gjetën 14 plumba.
Një ditë më vonë në 15 shtator, dy ngjarje të rënda tronditën kryeqytetin. Agron Tanushi vret me armë zjarri kunatën e tij Jetmira Hasani në Bathore në sy të fëmijës 7-vjeçar, pas konflikteve të herëpashershme. Edhe pse Hasani kishte urdhër mbrojtje, policia nuk e bëri punën si duhej.
Konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.
Megjithatë vetëm pak minuta nga kjo ngjarje, vëmendjen më të madhe e mori një atentat mafioz tek ?Vasil Shanto?. Shpërthimi me tritol i një automjeti në mes të ditës, në mes të kryeqytetit, na kujtoi pamjet e mafiozëve italianë në Palermon e atëhershme. Preng Gjini, i cili doli gjallë nga atentati, ishte kthyer për një vjetorin e vdekjes së vëllait, Tonin Gjini vrarë gushtin e kaluar.
Dy ditë më parë në 17 shtator në orën 05:00 të mëngjesit në Elbasan, 50-vjeçari Bujar Çela ekzekutohet në një lokal ku pinte çdo mëngjes kafen tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Atentatorët ishin 3 persona të cilët iu afruan objektivit, dhe derdhën mbi të plot 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator. 50-vjeçari, është vëllai i Talo Çelës, i njohur si një prej grabitësve të 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit.
Mbrëmjen 18 shtatorit disa persona janë përfshirë në një zënkë me mjete të forta në qytetin e Durrësit. Pas konfliktit, ndërroi jetë në spital, 39-vjeçari Armando Baboçi, dhe u plagos djali i tij Erald Gjini.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channe...

Category

📺
TV

Recommended