Mësimi “online”, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

  • 3 years ago
Drejtorët e shkollave thonë se realizimi i mësimit ?online? me platformën e të Ministrisë së Arsimit do të jetë problematik për t?u zbatuar, kryesisht për shkak të mungesës së theksuar të pajisjeve teknike dhe qasjes së kufizuar në internet. Vetëm në shkollën ?Liria? në Shkup, mbi 200 nxënës janë pa pajisje dhe s?mund të ndjekin mësimin nga shtëpia. Të njëjtin problem e kanë edhe shkollat në Dibër me të cilat komunikoi Alsat. Pajisjet që MASH-i ua kërkon shkollave për çdo klasë, kushtojnë 200 deri 300 euro secila.