Qellohet per vdekje Armando Baboci ne Durres

  • 4 years ago
Armando Baboçi, 39 vjeç, nuk ka mundur t?u mbijetojë plagëve, që mori në një sherr masiv, një orë pasi u qëllua me armë gjatë një konflikti për motive të vjetra pronësie mes disa personave.

I plagosur me armë mbeti edhe Erald Gjini, 19 vjeç, i biri i viktimës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën si dhe u dëmtua një i tretë, i cili kërkoi ndihmë mjekësore dy orë më pas.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në lagjen numër 13 Durrës. Policia sqaron se në konflikt u përfshinë të paktën 8 persona.

Fillimisht dyshohet se konflikti është nxitur nga Erald Gjini, duke qëlluar me sende të forta një nga pjesëtarët e familjes Tatozi me të cilët kishin një konflikt të hershëm pronësie.

Fill pas kësaj në konflikt është përfshirë dhe i ati i 19-vjeçarit Armando Baboçi, i cili ka shkuar në ndihmë të së birit.

Në përplasje janë përdorur mjete të forta dhe më pas armët e zjarrit, duke lënë dy të plagosur, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital.

Mësohet se babë e birë janë qëlluar teksa tentuan të largohen, ndërsa personat e përfshirë në konflikt u ndaluan pak metra nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se ndaloi 6 shtetas të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe autorin e ngjarjes, por pa dhënë shumë detaje mbi identitetin për shkak të hetimit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended